Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe ndonjë vranësirë kalimtare. Temperaturat maksimale pritet të sillën nga 17 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Më shumë vranësira do të ketë në disa vise të Shqipërisë.

Ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i madh i motit. Na presin intervale kohore me diell, vranësira kalimtare, ndërsa në Shqipëri vende-vende mund të ketë riga lokale shiu nga e mërkura./Meteoballkan