Gjermania mposhti Holandën në shtëpi (Video)

Gjermania ka arritur që të triumfojë ndaj Holandës me rezultat 2- 3 dhe të marrë tri pikë  në stadiumin ‘Johan Cruijff Arena’.

Gjermanët e filluan ndeshjen më mirë, duke kaluar në epërsi me anë të Leroy Sane në minutën e 15-të

Epërsinë për Gjermaninë e dyfishoi Serge Gnabry në minutën e 34-të, ku me këtë rezultat edhe u mbyll pjesa e parë.

Holanda reagoi në pjesën e dytë, duke arritur ta ngushtoi epërsinë me anë të Matthijs De Ligt në minutën e 48-të.

Tulipanët arritën ta barazonin rezultatin me anë të Memphis Depayt, që realizoi në minutën e 63-të.

Por, gjermanët nuk u ndalën me kaq, pasi Nico Schulz arriti ta rikthente epërsinë në minutën e 90 të.

Në Grupin C, Irlanda e Veriut është lidere me gjashtë pikë, e ndjekur nga Gjermania me tre aq sa ka edhe Holanda në vendin e tretë, ndërsa Estonia dhe Bjellorusia janë pa pikë.

https://streamable.com/xixal