Gjermania i frikësohet vales së dytë të Covid-19, ekspërtët mjekësor kërkojnë kujdes

Gjermania tashmë po lufton me një valë të dytë të koronavirusit.

Kreu i Sindikates Gjermane të Mjekëve, tha se po planifikohet për rregulla tjera, për distancimin shoqëror.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit është rritur në mënyrë të qëndrueshme në javët e fundit, shkruan Daily Mail- transmeton IndeksOnline.

Ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar se nuk ka nivel të mjaftueshëm sa i përket higjienës dhe rregullave për distancë në publik, andaj edhe ka rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19.

“Ne jemi tashmë në një valë të dytë, rritje të cekët”, tha Susanne Johna, presidente e Marburger Bund, e cila përfaqëson mjekë në Gjermani, i tha gazetës Augsburger Allgemeine në një intervistë të botuar të martën.

Ajo tha se dëshira për t’u kthyer në normalitet do të mund të shkatërrojë suksesin që kishte arritur Gjermania deri më tani sa i përket pandemisë Covid-19.

Ajo njëherit u ka bërë thirrje njerëzve të respektojnë rregullat e distancimit shoqëror dhe higjenës, dhe të bartin maska.

Ndryshe, konomia më e madhe e Evropës deri tani i ka rezistuar pandemisë me më pak vdekje sesa disa fqinjë të mëdhenj si Franca dhe Italia, për shkak të testimit të gjerë, një sistemi të pajisur mirë i kujdesit shëndetësor dhe respektimit të mirë të distancimit shoqëror.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 879 në 211,281, treguan të martën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive.