Gjermania lëshon 20 mijë leje pune për qytetarët nga Ballkani, këto janë profesionet më të kërkuara

Vitet e fundit, mijëra qytetarë nga rajoni ynë kanë shkuar për të punuar në Gjermani, me numrin më të madh të punëtorëve në sektorin e mjkësisë, por edhe në atë të ndërtimit.

Tre vjet më parë, Ministri gjerman i Punës dhe Çështjeve Sociale, Andrea Nales zbuloi se në pesë vitet e ardhshme, Gjermania duhet të lëshojë 20 mijë leje për punëtorët nga Bosnja, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

Aktualisht në Gjermani, profesionet më të kërkuara kanë të bëjnë me sektorin e mjekësisë, siç janë mjekët dhe infermierët, pastaj është sektori i teknologjisë informative (IT), inxhinierët elektrik, ata mekanikë, por edhe ata të sektorit të ndërtimtarisë dhe transportit.