Gjermania vazhdon ndihmën ushtarake, dërgon në Ukrainë tanket

Ministri i Mbrojtjes Oleksii Resnikov, ka bërë të ditur se tanket e dorëzuara si ndihmë ushtarake nga Gjermania kanë mbërritur në Ukrainë. Në llogarinë e tij në Twitter, në një postim njoftoi se tre tanket e para gjermane ‘Flakpanzer Gepard’ kanë mbërritur tashmë në Ukrainë.

“Sot arritën zyrtarisht tre tanket e para Gepard”, tha ministri i Mbrojtjes Oleksii Resnikov në televizionin ukrainas të hënën, duke shtuar se ishin dorëzuar edhe dhjetëra mijëra fishekë.

Gjithashtu në Ukrainë kanë mbërritur 6 sistemet e para të raketave anti-ajrore britanike Stormer HMV.

Gjithashtu në Ukrainë kanë mbërritur 6 sistemet e para të raketave anti-ajrore britanike Stormer HMV.

Qeveria gjermane është akuzuar se ka vonuar furnizimet me armë në Ukrainë, në kontrast me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe fqinjët e Europës Lindore të Ukrainës, shkruan ABC News.

Në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, Gjermania rriti buxhetin e saj të mbrojtjes me 100 miliardë euro – një ndryshim i madh në politikën e vendit.