Gjini për marrëveshjen Kurti-Osmani: E gërrditshme!

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini ka reaguar pas marrëveshjes së sotme ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, duke komentuar se fjala ‘e gërditshme’ është e neveritshme me të vërtetë.

“Fjala ‘e gërditshme’ është e neveritshme me të vërtetë. Por nëse përdoret, kurrë nuk ka qenë më e përshtatshme se sot, kur Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe një kryetar partie nënshkruajnë marrëveshje kinse protokolare në Kuvend. Aq më tepër, me flamur të Kosovës dhe të Shqipërisë (shqipëtarëve) në tavolinë. Simbolikë infantile par excellence, me u shpreh shqip “, është shprehur Gjini në rrjetin social Facebook.