Gjini: Premtimi për rrugën Gjakovë –Shkodër duhet të bëhet në Shqipëri e jo në Kosovë

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, është deklaruar për projektin e rrugës Gjakovë-Shkodër.

Ai ka thënë se duhet të lutet Qeveria e Shqipërisë pasi kjo e Kosovës e ka përfunduar punën e saj, duke zgjeruar rrugët dhe duke ofruar infrastrukturë të mirë.

“ Në fakt është e çuditshme rruga Gjakovë-Shkoddër, Kosova nuk ka çka me bë tjetër veç me lutë Qeverinë e Shqipërisë të ta përfundoj pjesën e saj, përmes dy qafave mund të kalosh në Shqipëri, kështu nuk kemi çka më bë më shumë, janë rrugë shumë të mira e të gjera. Një premtim për rrugën Gjakovë –Shkodër duhet të bëhet në Shqipëri dhe jo në Kosovë”, ka thënë Gjini për Dukagjinin.

Kryeministri Kurti kishte deklaruar se me kryeministrin Rama do të bisedonte për zhvillimin e tregu ekonomik Kosovë-Shqipëri.

“Tregu i përbashkët, regjistri i përbashkët civil, i bizneseve, komisionet e përbashkëta qeveritare për punë të jashtme, janë tema që do t’i trajtoj me kryeministrin Rama, pos aksit Gjakovë Shkodër”, kishte thënë ai.