Gjini, Vitisë: S’guxon t’i sjellësh rastet me koronavirus në Gjakovë

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, deklaratën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, që të infektuarit nga veriu i Shqipërisë mund të mjekohen në Prizren dhe Gjakovë.

“Ministri duhet të pyes së pari çfarë pajisje ka spitali i Gjakovës. Së dyti duhet të konsultohet me pushtetin lokal dhe të bëhet gati për përballimin e pasojave dhe së treti të bëhet gati të vijë edhe vet në spital në Gjakovë. Përndryshe nuk ka me guxu me e sjellë asnjë të sëmurë nga askund.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Deklarata e Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, për sjelljen e të infektuarve me koronavirus nga Shqipëria në Gjakovë dhe Prizren është skandaloze.

Përderisa vende shumë të zhvilluara hyjnë në karantinë, ky patrioti axhami provon me importu të infektuar.

Ministri duhet të pyes së pari çfarë paisje ka spitali i Gjakovës. Së dyti duhet të konsultohet me pushtetin lokal dhe të bëhet gati për përballimin e pasojave dhe së treti të bëhet gati të vijë edhe vet në spital në Gjakovë.
Përndryshe nuk ka me guxu me e sjellë asnjë të sëmurë nga askund.

Në Gjakovë ka njerëz që jetojnë. E Kosova nuk është Korea e Veriut me vendos dikush kësisoji pa kurrfarë konsulte paraprake.
Eja së pari ti vet në Gjakovë ministër e pastaj shohim.