Gjiri i Lalzit ‘pushtohet’ nga bora dhe ngrica, ujërat nxjerrin në breg delfinë të ngordhur

Kanë kaluar 24 orë që nga momenti kur në vend nisën reshjet e dëborës, ndërsa kjo situatë meteorologjike përfshiu kryeqytetin.

Reshjet e dëborës në Tiranë u pritën me shumë entuziazëm, pasi banorët e zonës rrallë herë shohin flokë bore, ndërsa bora ka sjellë edhe probleme.

Ulja e temperaturave dhe i ftohti i acartë, ka mbuluar edhe Gjirin e Lalzit i cili po përballet me probleme.

Shkak i kushteve atmosferike, ujërat kanë nxjerrë në breg disa defin të cilët janë të ngordhur. Ky përbën një problem madhor pasi këto gjallesa ujore janë shumë të rralla në Shqipëri, ndërsa apelohet një zgjidhje e problemit pasi rrezikon edhe shumë delfinë të tjerë.

Siç shihet edhe nga disa foto të siguruara nga FaxWeb, delfinët kanë përfunduar jashtë bregut dhe janë të ngordhura.