Gjithçka zgjati vetëm 10 sekonda: Momenti i shkatërrimit të katër kullave 144 katëshe në Abu Dhabi

Katër kulla që ishin pjesë e kompleksit Mina Plaza Towers në Abu Dhabi u shkatërruan në vetëm 10 sekonda.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, prishja e kullave 144 katëshe u krye nga kompania Modon duke përdorur gjashtë tonë eksploziv, transmeton telegrafi.

Siç bëhet e ditur, arsyeja kryesore për prishjen e kullave është plani për të ndërtuar një destinacion të madh turistik në zonën e portit.

Prishja u ndoq nga policia, si dhe shërbimet e urgjencës, mbrojtja civile dhe shërbime të tjera.

Gjithashtu, 18,000 detonatorë u përdorën për prishjen, secili prej tyre ishte programuar individualisht.

Me këtë, siç thuhet më tej, Modon tani mban rekordin për prishjen e ndërtesës më të lartë me një shpërthim të kontrolluar.