Policët civilë arrestojnë disa persona te “NewBorn”

Policë civilë kanë arrestuar disa persona te ‘NewBorni’ në Prishtinë.

Indeksonline njofton se rreth orës 19:00, policët kanë arrestuar disa persona tek ‘NewBorni’.

Të dyshuarit ishin në një kafiteri dhe në momentin kur kanë dashur të largohen, janë arrestuar nga policët civilë.

Nuk dihet arsyeja e arrestimit në këtë mënyrë e tyre.