Klinaku: Fushata “Liria ka emër” duhej të fillonte me Calin, Gucatin e Haradinajn, po bëhet padrejtësi

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, thotë se organizatorët e fushatës “Liria ka emër” janë duke bërë padrejtësisht diskriminim duke i ndarë të akuzuarit që ndodhen në Gjykatën e padrejtë në Hagë, shkruan Fokusi.info.

Klinaku thotë se një fushatë e tillë do të duhej të fillonte me emrin e Sali Mustafës pastaj të Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt e më tej emrat e tjerë të cilët janë thirrur në Hagë.

“Kjo fushatë, do të duhej që të fillonte me të akuzuarin e parë komandantin Sali Mustafa – Cali, i cili nuk e ka votuar këtë gjykatë, por gjatë fjalimit të tij kërkoj që t’i zgjerohen kompetencat me qëllim që të ndjek krimet, masakrat dhe gjenocidin e shkaktuar në Kosovë nga serbët dhe Serbia pushtuese”, shkruan Klinaku.

“Fushata duhej të vazhdonte me kryetarin e OVL UÇK-së, Hysni Gucati dhe me nënkryetarin e OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, të cilët nuk janë atje në burg për qëllime të tyre personale, por për të përgjithshmen, për shokët, për UÇK-në, për popullin dhe për Kosovën, sepse ata poashtu nuk e kanë votuar dhe nuk e kanë njohur këtë Gjykatë, por edhe kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta zhbëjë ose ta ndryshoj këtë Gjykatë njëetnike, e cila mund të jetë gjithçka tjetër, por veç krim nuk gjykon.” shkruan tutje Klinaku.

Postimi i plotë:

Liria ka emër por jo emra të përveçëm

Organizatorët e fushatës “Liria ka emër”, të cilët në anën ballore të hotelit Grand e kanë vendosur një ekran gjigant, por edhe të tjerët që në këtë fushatë (pavarësisht se është në mbrojtje të UÇK-së), janë duke bërë padrejtësisht diskriminim duke i ndarë të akuzuarit, të cilët janë në Gjykatën e padrejtë në Hagë.

Kjo fushatë, do të duhej që të fillonte me të akuzuarin e parë komandantin Sali Mustafa – Cali, i cili nuk e ka votuar këtë gjykatë, por gjatë fjalimit të tij kërkoj që t’i zgjerohen kompetencat me qëllim që të ndjek krimet, masakrat dhe gjenocidin e shkaktuar në Kosovë nga serbët dhe Serbia pushtuese.

Fushata duhej të vazhdonte me kryetarin e OVL UÇK-së, Hysni Gucati dhe me nënkryetarin e OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, të cilët nuk janë atje në burg për qëllime të tyre personale, por për të përgjithshmen, për shokët, për UÇK-në, për popullin dhe për Kosovën, sepse ata poashtu nuk e kanë votuar dhe nuk e kanë njohur këtë Gjykatë, por edhe kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta zhbëjë ose ta ndryshoj këtë Gjykatë njëetnike, e cila mund të jetë gjithçka tjetër, por veç krim nuk gjykon.

Pastaj, fushata “Liria ka emër” mund të vazhdonte me Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin e Kadri Veselin.