Gjoshi publikon emrat e deputetëve të VV-së që tërhoqën para nga Trusti më 2020 dhe sot votuan kundër

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi pas dështimit të votimit të Projektligji për Trustin në Kuvendin e Kosovës ka publikuar emrat e deputetëve të Vetëvendosjes të cilët herën e kaluar tërhoqën para nga Trusti.

Gjoshi ka thënë se Albin Kurti dhe deputetët e tij janë hipokritë, si në çdo rast tjetër.

“Albin Kurti dhe deputetët e tij janë hipokritë, si në çdo rast tjetër. Në njërën anë shtihohen duke na treguar se si dëmtohet Fondi Pensional nëse lejohet tërheqja e 30% të mjeteve, e në anën tjetër vetë i kanë tërhequr këto mjete. Mbajeni mend, vota kundër iniciativës së qytetarëve, mbi 17 mijë sosh të nënshkruar në peticion, është votë direkte kundër qytetarëve të Kosovës.”, ka thënë ai.