Xhavit Haliti: Askush nuk më ka dërguar ftesë për intervistim në Gjykatën Speciale

Xhavit Haliti ka mohuar kategorikisht se është ftuar nga Gjykata Speciale.

Haliti në një lidhje telefonike në “Debat Plus” ka thënë se askush nuk e ka ftuar dhe as që pret të ftohet.

“Këto lajme po më ngjasojnë si informatat e Radio Moskës dhe Jugosllavisë. Sidoqoftë dua t’i gëzojë miqtë që më thërrasin në telefon dhe t’i hidhëroj pak ata që u gëzuan shumë pasi mua askush nuk më ka ftuar e as më ka dërguar ftesë, e as nuk pres të më ftojë dikush. Jam në udhëtim jashtë vendit dhe të hënën kthehem në Kosovë”, deklaroi Xhavit Haliti.