Nebenzyal-Gërvallës: S’e paraqitët kërkesën të flisni në shqip, ju parapëlqeni të shpreheni në anglisht

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar rreth çështjes së gjuhës shqipe dhe refuzimit nga ana e organizatorit për t’u shprehur në gjuhën amëtare të saj.

Për këtë është deklaruar përfaqësuesi rus në Këshill të Sigurimit, Vasily Nebenzyal.

Nebenzyal pohoi se duke u thirrur në diskutimet me organizatorin, iu kundërpërgjigj Gërvallës, duke shtuar se ajo parapëlqen gjuhën angleze për t’u shprehur.

“Ju parapëlqeni të flisni në gjuhën angleze. Nëse do të insistonit, me siguri do të plotësohej kërkesa. Por, ne nuk e kemi shqipen një gjuhë zyrtare”, tha ndër tjerash ai.