GJSP: Dialogu Kosovë – Serbi të mbetet prioritet i qeverisë

Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë të mbetet prioritet i qeverisë në vend, pavarësisht gatishmërisë apo preferencës për ta trajtuar apo jo atë si të tillë.

Qeveria Kurti duhet të ndërmarrë menjëherë hapat e duhur për të prodhuar pajtueshmëri të gjerë politike ndërmjet të gjitha grupeve parlamentare me qëllim të unifikimit të pozicioneve negociuese të Kosovës në raport me Serbinë.

Kështu thuhet në vlerësimin e prezantuar sot me temën “10 masat më urgjente të Qeverisë Kurti”, nga grupi për Studime Juridike dhe politike.

Për të bërë këtë Arbreshë Loxha nga GJSP vlerëson se qeveria duhet të trajtojë nevoja për krijimin e një grupi punues gjithëpërfshirës, në të cilën ftohen të marrin pjesë aktivisht përfaqësues të lartë të të gjitha partive parlamentare.

“Qeveria Kurti duhet të ketë parasysh që presioni për të rifilluar dialogun do të rrite t ndjeshëm pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, në fund të muajit mars”, tha Loxha.

Sipas saj, marrë parasysh performancën e dobët të diplomacisë kosovare dhe dëmet e mëdha që ajo i ka shkaktuar pozitës ndërkombëtare të Kosovës, qeveria e re duhet të ndërmarrë masa e nevojshme që i shërbejnë rimëkëmbjes se Kosovës në këtë rrafsh.

Mes tjerash, si pikë e tretë e masave urgjenteve Loxha tha se qeveria Kurti duhet gjatë gjithë mandatit të instalojë dhe zbatojë parimet themelore të doktrinës së qeverisë së hapur.

Përparim Kryeziu nga GJSP tha se emërimet e larta, si zëvendësministrat, këshilltarët politikë dhe sekretarët e përgjithshëm duhet t’i bëjë në bazë të kritereve të larta të përgatitjes dhe integritet profesional.

“Me të marrë vendimin për largimin e tarifës kundër mallrave serbe, e cila ka qenë shkak per pezullimin e negociatave të Bashkimit Evropian me institucionet vendore me pakon Era 2. Qeveria menjëherë duhet të tregojë gatishmëri për të filluar negociatat me BE-në e pastaj të fillojë zbatimin sa më të përpiktë të saj”, tha Kryeziu.

Në 10 masat emergjente, GJSP ka radhitur edhe politikat ekonomike e të cilat sipas Kryeziut janë në qendër grupet më të brishta socio-demografike e të cilat janë të prira për migrim.