Policia jep detaje për aksidentin në Prizren ku u lënduan katër persona

Një vetaksident ka ndodhur sot në transitin e vjetër në Prizren, ku si pasojë e kësaj janë lënduar katër persona, bën të ditur policia

“Një automjet në transitin e vjetër ka dalë prej rrugës, policia ka arritë në vendin e ngjarjes bashkë me njësinë e hetimeve të trafikut rajonal të cilët po merren me ekzaminimin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai ka shtuar se si pasojë e këtij vetaksidenti janë lënduar katër persona të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Ndihmë mjekësore në emergjencë kanë kërkuar katër persona, mirëpo të njëjtit kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Policia po vazhdon me hetimet në vendin e ngjarjes për të mësuar arsyen e cila ka mundur të çojë deri te ky aksident”, ka thënë Osmanollaj.