Gjuajtje me armë në Vushtrri, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur nga gjuajtja me ardhe pas një konflikti mes dy familjeve në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë.

Burime të Gazeta10 bëjnë të ditur se konflikti erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje verbale lidhur me punimet në një arë.

Gazeta10 mëson se viktima N.V është dërguar në spital i cili pas tretmanit mjekësor është liruar.

Policia gjatë kryerjes së bastisjeve në këto dy shtëpi të dyshuara, në një lokacion është gjetur dhe konfiskuar një armë tytëshkurtër.

Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës ku kanë arrestuar dy persona të dyshuar të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Policia ka kryer bastisje në dy shtëpi të dyshuara, ku në njërën prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një armë tytëshkurtër.