Gjuajtje me armë te “Menza e Studentëve”, dyshohet për të plagosur

Një person është plagosur në Prishtinë, saktësisht tek ‘Menza e Studentëve’, tregojnë burime të Reporteri.net.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin.

Reporteri.net ka kontaktuar Flora Ahmetin, zëdhënëse e policisë rajonale të Prishtinës por ajo nuk i është përgjigjur thirrjeve.

Kujtojmë se mbrëmë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë ndodhi një përleshje me thika mes disa të rinjve ku njëri prej tyre mbeti i lënduar rëndë.

I dyshuari për këtë vepër ende nuk është kapur.

Gjendja e tij, sipas mjekëve është stabile ndërsa me urdhër të prokurorit janë ndërmarr veprimet policore.