Gjuajtje me armë zjarri në Kolovicë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, saktësisht në Kolovicë, pas një mosmarrëveshje verbale me shoferin dhe kondukterin e autobusit të linjës 7.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes se si filloi ky rast.

Në video që ka siguruar IndeksOnline shihet se nga një kombi i bardhë dalin 3 persona të rinj ku kanë një mosmarrëveshje me kondukterin e autobusit të linjës 7, i cili kishte në dorë një shufër metalike, sipas dëshmitarëve të rastit.

Më pas, në video shihet, se nga autobusi del dhe afrohet tek të tjerët edhe shoferin i këtij autobusi.

E gjithë kjo përfundoi me disa të shtëna me armë zjarri, ku fatmirësisht askush su lëndua.

Të dyshurit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një kombi të bardhë me targat 01-247-NG./IndeksOnline/