Gjuriq bën thirrje që qytetarët në Kosovë t’iu përmbahen rregullave të Serbisë

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovë e Metohi” në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, para Pashkëve ortodokse bëri thirrje që qytetarët në Kosovë t’i përmbahen ligjeve e rregullave të Serbisë. Sipas Gjuriqit ndalohet i gjithë qarkullimi prej orës 17:00 të ditës së premtë deri në orën 05:00 të ditës së martë të javës së ardhshme.

Kjo erdhi si rrjedhë e pyetjeve të shtruara nga pyetjet e sipërmarrësve dhe qytetarëve dje në Mitrovicën e Veriut se nëse masa e ndalimit të qarkullimit që nga ora 17:00 e të premtes deri në orën 05:00 të së martës që ka caktuar Beogradi vlen edhe në Veri të Kosovës.

Gjuriq ishte i qartë se po, sipas tij dhe qeverisë serbe. Ai këtë porosi para Pashkëve ortodokse e dha përmes llogarisë së tij në rrjetin social Instagram.

“Ditët e ardhshme janë vendimtare në luftën tonë kundër korona virusit. Thërras të gjithë qytetarët tanë në Kosovë e Metohi t’i përmbahen me përpikëri e vazhdimësi ndalesës së qarkullimit prej 24 orëve si dhe të gjitha masave të caktuara nga shtabet e krizës në krye me kryetarët tonë të komunave në teren” njoftoi Gjuriq.