Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 28 deri në 32 gradë Celsius. Gjasa për reshje nuk do të ketë më për shkak të ardhjes së anticiklonit të thatë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë sot pritet të mbajë mot i këndshëm, me diell dhe i nxehtë. Temperaturat pritet të shënojnë rritje graduale përsëri. Temperaturat mbi 30 gradë Celsius do të shënojnë fillimin e valës më të re të nxehtësisë.

Nga e diela me diell dhe shumë nxehtë. Temperaturat pritet të shënojnë rritje dhe ato maksimalet pritet të arrijnë deri në 36 në Kosovë dhe ndonjë gradë më lartë në viset mesdhetare të territoreve tona./Meteoballkan