Gjykata i cakton një muaj paraburgim personit që shkeli për vdekje motoçiklistin në Gjilan

Gjykata i cakton një muaj paraburgim personit që shkeli për vdekje motoçiklistin në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh personit, që me veturën e tij, goditin moticiklistin e ri në Gjilan, e i cili për fat të keq nuk io mbijetoj plagëve të marra.

Në njoftim të gjykatës bëhet e ditur se ngasësi i automjetit M.H me automjetin e tij “OpeCorsa”, në rrugën Halim Orana”, ka bërë një kthim të pasigurtë në rrugën dytësore, dhe për pasoj në atë moment motoçiklisti D. H. godet veturën e tij.

“Me këto veprime i pandehuriM. H., dyshohet të ketë kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik nga neni 370 paragrafi 5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda,pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi qëpo të lihet në liri mund të ndikoj tek dëshmitarët e rastit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Njoftimi i plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Caktohet masa e paraburgimitndaj të pandehuritM. H.

Gjilan – 11.04.2020 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehuritM. H.

Gjatë ditës së djeshme i pandehuri M.H., me automjetin e tij ‘’OpelCorsa’’, në rrugën “HalimOrana” në Gjilan, ka bërë një kthim tëpasigurtë në rrugën dytësore, ku në atë moment motoçiklisti D. H. godet veturën e tij, i cili merr lëndime të rënda dhe nuk arrin të mbijetojë edhe përkundër faktit që iu është dhënë ndihma mjekësore në Emergjencën e Spitalit në Gjilan.

Me këto veprime i pandehuriM. H., dyshohet të ketëkryer veprënpenale rrezikim i trafikut publik nga neni 370 paragrafi 5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda,pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi qëpo të lihet në liri mund të ndikoj tek dëshmitarët e rastit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​