Thellohet përballja VV – LDK: Zyrtari i lartë i LDK-së i jep përgjigje të ashpër Glauk Konjufcës

Intervista e mbrëmshme e deputetit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka ngjallur reagimin e zyrtarëve të lartë të LDK-së.

“Anakronizmi politik nga diskutimi i Glaukut: Nëse unë kërkoj këtë post e atë post për veten dhe dostat, po bëj nga sakrifica për popullin, e ju duhet të jeni servis për ne”, ka shkruar Avdyli në Facebook, derisa ka folur për ndarjen e ministrive.

Ai ka shkruar se partia e Albin Kurtit po thonë se LDK-ja po kërkon pozitat për karrierizëm për disa persona të panjohur, e për faqe të zezë./veriu.info/

Postimi i plotë:

Anakronizmi politik nga diskutimi i Glaukut: Nëse unë kërkoj këtë post e atë post për veten dhe dostat, po bëj nga sakrifica për popullin, e ju duhet të jeni servis për ne. E po që se lypni ju poste për vete, ju po bëni për karrierizëm, për X persona, e turli faqe të zezë. 221.000 dhe 206.000 votues po del sjanë popull i barabartë që kanë votuar për ndryshim. Apo ndoshta një popull është ma popull se tjetri.