Gjykata sllovene hedh poshtë padinë e ambasadorit Martin Berishaj ndaj mediumit “Planet TV”

Padia e Martin Berishajt ndaj mediumit slloven “Planet TV”, është hedhur poshtë nga Gjykata e Qarkut në Lubjanë.

Lajmin e ka konfirmuar Gjykata e Qarkut në Lubjanë, e cila tha se ndaj të pandehurit Vitomir Petroviç, lënda ka pushuar pa efekte juridike.

“I pandehuri në këtë rast është Vitomir Petroviç, për vepër penale kundër nderit dhe emrit të mirë. Martin Berishaj vepron si paditës ligjor. Çështja mbyllet pa fuqi juridike”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës së Qarkut në Lubjanë për Klankosova.tv.

Kujtojmë se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pati bërë të ditur se e ka paditur për shpifje mediumin slloven “Planet TV” në lidhje me raportimet se Berishaj është përfshirë në një aferë korruptive milionëshe në Slloveni.