Gjykata Supreme hedh poshtë si të palejuar ankesën e ‘GERMIN’ për votuesit nga disapora

Kolegji i Gjykatës Supreme ka hedhur poshtë ankesën e organizatës joqeveritare “GERMIN”, ndaj vendimit nr. 42-2021 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjykata Supreme ka bërë të ditur se ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e ojq’së “GERMIN”, e cila kishte paraqitur ankesë ndaj vendimit nr.42-2021 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në seancën e kolegjit të mbajtur me datë 18.01.2021. ka hedhur poshtë poshtë si të palejuar ankesën e “GERMIN”.

“Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të apelit të organizatës joqeveritare “GERMIN”, të paraqitur kundër vendimit nr. 42-2021 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur sipas ankesës të organizatës Joqeveritare “GERMIN”, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.1/2021, në seancën e kolegjit të mbajtur me datë 18.01.2021, hodhi poshtë si të palejuar ankesën e “GERMIN”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme.