Ish-kandidati për deputet nga VV-ja, mbështet Rudarin e LDK-së, në Podujevë

Posti që iu dha Agim Veliut si Ministër i Punëve të Brendshme, e la komunën e Podujevës pa udhëheqës.

Si pasojë e kësaj, qytetarët e kësaj komune, do t’u drejtohen kutive të votimit më 15 të këtij muaji.

Garës për kryetar i kanë hyrë tre kandidatë, nga tri partitë më të mëdha në vend, shkruan Indeksonline.

LDK për kandidat e ka propozuar Nexhmi Rudarin, Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me Shpejtim Bulliqin, derisa PDK me Naim Fetahun.

Ndonëse gara më e ashpër pritet të jetë mes VV-së dhe LDK-së, Nexhmi Rudari po mbështetet edhe nga ish-kandidati për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit nga radhët e Vetëvendosjes, Gazmend Islami, e i cili mori 4 mijë vota.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, kun ë fotografi shihet edhe Islami:

Sot me kryetaren e Ballit Kombëtar Demokrat – dega Podujevë, Arjeta Fetahu, rikonfirmuam marrvëshjen e bashkëpunimit të cilën e kishim arritur në pjesën e parë të mandatit.

Sipas marrëveshjes, BKD, me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë e saj do ta mbështesë kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudarin.

Ky është edhe një konfirmim i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes dy subjekteve tona në pjesën e parë të mandatit qeverisës në Podujevë.