Gjyqtari çmend Florian Markun, jep vendimin e çuditshëm në duelin ndaj britanikut (VIDEO)

Në ringun e “O2 Arena” të Londrës, boksieri shqiptar, Florian Marku zhvilloi ndeshjen e tetë në boksin profesionist, ku përballë kishte britanikun Jamie Stewart, e cila përfundoi në barazim me pikë 78 me 78.

Ky rezultat nuk i pëlqeu aspak boksierit shqiptar, i cili ishte dominues në këtë sfidë ndaj britanikut. Edhe pse Marku e rrëzoi kundërshtarin në raundin e dytë, Stewart, arriti të çohej, duke vazhduar ndeshjen.

Teksa të gjithë prisnin që Makur të shpallej kampion, gjyqtari ka dhënë verdiktin për barazim. Në 7 duelet e tij si profesionist Marku regjistronte 7 fitore, ndërsa rivali i tij Stewart kishte 2 fitore në karrierë në 2 sfida që kishte zhvilluar gjithsej.