Edhe Meritan Shabani në Premierligë, shkon te skuadra e njohur

Wolverhampton Wolves janë duke punuar që në orët e fundit të afatit kalimtar t’i sigurojnë shërbimet e Meritan Shabanit dhe Danny Loader – por ata nuk priten të futen në ekipin e parë.

Shabani, mesfushori sulmues 20-vjeçar nga Bayern Munich, është pranë lëvizjes te Wolves, fillimisht për t’u bashkuar me skuadrën e Rob Edwards U23.

Bisedimet po zhvillohen gjithashtu me Loader, 18-vjeçarin e Reading, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij ‘Royals’. Nëse ai nënshkruan, do të jetë pjesë e ekipit U23.

Wolves, që luan me FC Pyunik në kualifikimet e Ligën së Evropës këtë mbrëmje, kishte qenë i lidhur me mesfushorët Franck Kessie dhe Mario Lemina.

Asnjë prej tyre nuk nënshkroi, por priten që dy talentët e rinj të bashkohet me ekipin anglez.