Çekiçi në Slloveni shënon një tjetër gol vendimtar (video)

Endri Çekiçi vazhdon së shënuari gola në Slloveni.

Mesfushori i kombëtares sonë ka qenë edhe sot protagonist me Olimpja Ljubjana duke i dhënë fitoren në suksesin minimal ndaj Mura.

Talenti shqiptar shënoi në minutën e 59-të, duke përfituar nga një rrëmujë në zonën e kundërshtarëve. Çekiçit i kanë mjaftuar vetëm dy muaj aktivizim për tu imponuar si lider i skuadrës së tij, po dhe një bomber i vërtetë.

Ish-mesfushori i Dinamo Zagreb, ka regjistruar sot golin e tij të 6-të në 9 ndeshje të aktivizuar, 8 prej të cilave si titullar.

https://streamable.com/h10vu