Lenjani: S’dua të flas për Panuccin, me Islandën vendimtare

Pas një tërheqjeje të shkurtër, për shkak të mosgrumbullimit nga Panucci, Ermir Lenajani rikthehet me entuziazëm më Kombëtare.

Përplasja me Panuccin: S’dua të flas shumë për letrën. Të gjithë e lexuan, ai ishte mendimi im. Kam thënë të drejtën. Nuk dua të flas për Panuçin. Ishte vendim shumë i vështirë. Më ka ardhur inat për atë moment. Nuk mund të bëhet ai më shqiptar se unë. Ka qenë diçka personale. S’e kam kuptuar pse nuk më grumbulloi. Zhvillova një sezon të mirë. S’dija ç’të thosha në atë moment.

Biseda me Edy Rejan: Jemi takuar në Zyrih, jemi takuar me disa lojtarë. Kemi pasur një bisedë shumë të mirë. Ai ka shprehur mendimin e tij.

Pozicioni në fushë: Secili trajner ka mendimin e vetë. Kam qejf të luaj mbrojtës i majtë, në qoftë se trajneri bën lojë mbrojtëse. Për mua s’ka problem, i kam luajtur të gjitha rolet. Personalisht preferoj të luaj mesfushor i majtë.

Ndeshja me Islandën: Unë mendoj ndeshja me Islandës do të jetë e vështirë dhe vendimtare. Të shikojmë njëherë ndeshjen me Islandën, pastaj të mendojmë për Moldavinë. Unë mendoj që momentalisht Islanda është më e dobët, por si ekip janë shumë të fortë. I kanë 2-3 lojtarë që luajnë në liga të forta. Është fund sezoni, ndoshta nuk jemi të gjithë të freskën, por mendoj që nuk është problem i madh për ne.

Objektivi: E rëndësishme është të gëzojmë të gjithë shqiptarët nëpër botë. Të japim maksimumin dhe e rëndësishme është që gjërat të shkojnë mirë./SuperSport