“Goal” zgjedh formacionin më të mirë të sezonit në Ligën Premier (foto)

Portali i njohur sportiv Goal.com ka zgjedhur formacionin më të mirë të sezonit 2018/18 në Ligën Premier.

Sezoni i rregullt në Ligën Premier ka përfunduar, ku Manchester City është shpallur kampion me gjithsej 98 pikë.

“Qytetarët” janë pikërisht ekipi që ka dominuar formacionin më të mirë të sezonit të zgjedhur nga Goal.com.

Ekipi i Pep Guardiolas ka plot gjashtë futbollistë në këtë formacion, i ndjekur nga Liverpoolit me katër dhe Chelsea me një.

Nga City vend kanë zënë portieri Ederson, mbrojtësi Aymeric Laporte, mesfushorët Fernandinho dhe Bernardo Silva dhe sulmuesit Sergio Aguero dhe Raheem Sterling.

Lojtarët e Cityt dominuan formacionin (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Liverpooli përfaqësohet nga treshja e mbrojtjes: Trent Alexander-Arnold, Virgil Van Dijk dhe Andy Robertonson, ndërsa gjendet edhe sulmuesi Sadio Mane.

Chelsea përfaqësohet vetëm nga ylli belg, Eden Hazard, ndërsa skuadrat si Tottenham Hotspur, Arsenal dhe Manchester Unitedi nuk kanë asnjë lojtar.

Mane dhe Van Dijk janë në formacion, por jo edhe Salah.

Befasia më e madhe e këtij formacioni janë mungesa e dy golashënuesve më të mirë të sezonit, Mohamed Salah dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Formacioni më i mirë sipas Goal.com: Ederson; Alexander-Arnold, Van Dijk, Laporte, Robertson; Bernardo, Fernandinho, Hazard; Sterling, Aguero, Mane.