Klinaku reagon pas paraqitjes së mocioneve të avokatëve të krerëve të UÇK’së në Hagë

Ushtruesi i detyrës i kryetarirt të Organizatës Veteranëve të Luftës (OVL’së), Faton Klinaku, ka reaguar pas mocioneve të ngritura nga avokatët e krerëve të UÇK’së në Hagë, përmes së cilave po kundërshtohet juridiksioni i Gjykatës Speciale, shkruan Fokusi.info.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka konsideruar sot se Gjykata Speciale ka bërë shkelje të Kushtetutës dhe injorim të ligjeve të Kosovës.

Klinaku me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se këto mocione po e dëshmojnë se Specialja është e jashtëligjshme.

Ai ka thënë se një gjykatë e tillë mund ta ketë në cak secilin ushtar të UÇK.

Postimi i plotë i tij:

Se Gjykata Speciale, ishte dhe është politike, është e jashtëligjshme dhe kundërkushtetuese, po e dëshmojnë edhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve në Hagë me ngritje të mocioneve lidhur me juridiksionin, shkeljen e ligjeve dhe skadimin e mandatit të saj.

Nga një gjykatë e tillë, mund të jetë cak secili ushtar i UÇK-së.