Haxhi Avdyli për koalicionet LDK-PDK: Sahanlëpirsa, hani, pini e lëpini bashkë, me 14 nëntor do iu pensionojmë!

Deputeti Haxhi Avdyli ka thënë disa fjalë për koalicionet e fundit që janë bërë në mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe asaj të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai i ka quajtur sahanlëpirës dhe mashtrues.

Kurse pati edhe një mesazh për fund.

“ E më 14 nëntor do penzionojmë edhe menagjerët e dështuar edhe argatët e dështuar të tij në LDK e shumë parti që i bashkon keqpërdorimi e grryerja e këtij shteti”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Sahanlëpirës e mashtrues i pakurriz je kur tërë karrierën politike (edhe pse me veq dështime) e ngrit kinse duke kundêrshtuar Thaqin e kinse duke luftuar Pronto mafien e në fund duke mbaruar si lobues e përkrahës i PDK-së. Sa poshtë ju ka ra katundi disa Lugovistave që për vlera Rugoviane e zbardhje të rasteve të vrasjeve politike thirren para fushatave e pastaj në fund lëpinë sahanin e PDK-së për ndonjë asht. Si duket luften kundër zhvatjeve e shtetit të kapur e proklamonin meqë spaskan mund të zhvasin bashkë me PDK-në. Tash pasi që ne zhvatje e kanë ftesën për tu bërë bashkë, edhe ata dikur zhvatësit e keqpërdoruesit iu kanë bërë burra të mirë. Shkoni hani e lëpini bashkë por mos moralizoni neper facebuka për parime. E me 14 nentor do penzionojmë edhe menagjerët e dështuar edhe argatët e dështuar të tij në LDK e shumë parti që i bashkon keqpërdorimi e grryerja e këtij shteti.