Goditet me thikë në qafë lideri opozitar i Koresë së Jugut

Udhëheqësi i opozitës së Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, është goditur me thikë në qafë gjatë një vizite në qytetin e Busan.

Lee, i cili humbi ngushtë zgjedhjet presidenciale të 2022, pësoi një çarje prej 1 cm në anën e majtë të qafës së tij, thanë raportet, transmeton klankosova.tv.

Ai u transportua me helikopter në spital, teksa mjekët sipas BBC, thonë se plaga nuk është kërcënuese për jetën.

66-vjeçari që e sulmoi tha se kishte për qëllim të vriste zotin Lee, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap. Motivi i sulmit është i paqartë.