Grabitet me armë filiali i një poste në Tiranë

Filiali i një poste private në Tiranë është grabitur me armë mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-sheshit Shqiponja pranë Astirit.

Mësohet se dy persona të paidentifikuar kanë hyrë të armatosur në zyrat e kësaj poste private dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë një shumë parash.

Nuk dihet ende sasia e lekëve të marrë në postë, por mësohet se pas grabitjes autorët janë larguar me një motor.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë rrethuar zonën me shiritin e sigurisë janë vënë në ndjekje të autorëve./Opinion.al