Grabitet një lokal në Prishtinë

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Cak i grabitjes ka qenë një kafiteri në lagjen Ulpiana të kryqytetit.

Rasti në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datën 18.12.2019 rreth orës 21:30 kemi pranuar një informatë për një rast të Grabitjes në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë në një lokal. Policia me njësitet e saj ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme lidhur me rastin”, tha Hoxha.

Gjithashtu ai shtoi se tashmë janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin.