Moti sot në Kosovë

Sot vendi ynë do të jetë jetë nën ndikimin e fushave të presionit të lartë, që do të kushtëzojnë mot të thatë dhe me vranësira të ndryshueshme.

Rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të mbajnë temperaturat mbi vlera mesatare.

Në mëngjes kryesisht me vranësira dhe mjegull në ultësira. Ditën pjesërisht vranët dhe me intervale me diell. Në mbrëmje kthjellime.

Temperaturat e ajrit, edhe më tutje mbeten mbi vlera mesatare. Minimalja do të jetë 5C, e maksimalja deri në 15 gradë Celsiuz.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-10m/s.