Ambasadorët e QUINT-it në takim me Kurtin

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë zhvilluar takim me kryeministrin, Albin Kurti.

Arsyeja e këtij takimi nuk dihet ende.

Ndryshe, Kurti ka bërë të ditur se sot pas mbledhjes së Qeverisë do të dal në konferencë ku do të flasë për afatin për targa ilegale serbe dhe konvertimin e tyre në RKS.

Kujtojmë që ditëve të fundit ka pasur shumë thirrje nga ndërkombëtarët që të shtyhet ky afat – një gjë të tillë e ka kundërshtuar Qeveria e Kosovës.