Grabitje e armatosur në Kaçanik, policia e Kosovës arreston 2 persona të dyshuar

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në fshatin Gjurgjedell të Kaçanikut.

Disa persona kanë hyrë në një shtëpi ku edhe kanë marrë një shumë të konsiderueshme të hollash nga një grua.

Për rastin në fjalë menjëherë kanë reaguar policia e Kosovës.

Pas intervistimit të dhjetra personave ka arritur që t’i identifikojë të dyshuarit, ku edhe u janë konfiskuar 2 armë zjarri.

Lidhur me rastin në fjalë janë dërguar për mbajtje 2 persona, si të dyshuar për rastin në fjalë.