Grabitje e armatosur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj ka ndodhur një grabitje e armatosur.Tre persona të maskuar nën kërcënimin e armës kanë ndaluar një person për t’i grabitur një telefon dhe para të gatshme në vlere prej 70 eurove.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën në orën 20 e 18 minuta.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore të cilat po merren me rastin.Mësohet se të dyshuarit janë larguar këmbë nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.