Krasniqi: Koronavirusi ka marrë teposhten, me fat Kosovë

Infektologu Valbon Krasniqi ka folur pas shifrave pozitive të publikuara nga IKShPK.

Infektologu i është gëzuar lajmit që shifrat e të infektuarve janë ulur dhe ka konstatuar se koronavirusi ka marrë teposhten.

Reagimi i plotë:

Një javë fantastike në Kosovë
Për 6 ditë 170 të shëruar
vetëm 60 raste të reja
Sot në klinikë, asnjë rast i ri
Koronavirusi ka marrë teposhten.

Këto 2 vija shpejt do të priten (takohen) dhe numri i të shëruarve do të tejkalojë numrin e rasteve aktive (personat me COVID)
Me Fat Kosovë
Vazhdojmë . . .