Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Kaçanik

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Begracë të Kaçanikut në një pompë të derivateve.

Punëtori i kësaj pompe ka raportuar në Policinë e Kosovës se dy të dyshuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur të gjitha paratë.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.