“Nuk dua të përgjigjem në pyetjet tuaja” – Prokurori tregon çfarë i tha Remi në seancën përgatitore

Dëshmia e komandantit të zonës së Llapit, Rrustem Mustafa, vazhdon të diskutohet në seancën e sotme.

Kjo pasi Prokuroria ka kërkuar që të shkurtohet koha për marrjen në pyetje të Remit, pasi i njëjti ka konfirmuar të gjitha dëshmitë e mëparshme. Në këtë mënyrë, të ketë kohë vetëm mbrojtja për kundër-pyetje.

Gjatë seancës prokurori James Pache zbardhi një detaj nga deklarata e Remit në seancën përgatitore, raporton Nacionale.

“I konfirmoj të gjitha ato që kam thënë, por nuk dua të përgjigjem në pyetjet tuaja”, e citoi prokurori deklaratën e Remit.

“Çdo gjë që ndodhi gjatë seancës përgatitore. Dëshmitari rishikoi materialet e veta, iu dha mundësia për ndryshime, tha se nuk kishte dhe konfirmoi saktësisnë e tyre. Ne si Prokurori bëmë pyetje, e ai tha që nuk ishte gati të fliste për këtë gjatë seancës përgatitore, dhe u pajtua të përgjgijet në disa pyetje të thjeshta. Kjo tregon se dëshmitari në një rast tjetër thjesht konfirmoi dëshmitë që ka dhënë përpara. Interesi i drejtësisë është ky. Lidhet me argumentin për efikasitetin e procedurave gjyësore. Nuk është e nevojshme që ky dëshmitar të vijë këtu, kur qartë ka konfirmuar ato që ka thënë. Interesi i drejtësisë është të pranohet informacioni që ka dhënë”, tha ai.

Mbrojtja ka kundërshtuar ashpër. Vendimi i takon trupit gjykues.