Grabitje me armë në një pompë në Lipjan

Është grabitur me armë një pompë derivatesh në Banullë të Lipjanit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 02:26.

Dy punëtorë të pompës kanë raportuar në polici se, derisa ishin duke punuar, dy të dyshuar nën kërcënim të armës kanë grabitur 500 euro nga pompa.

Të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia bën të ditur se nuk ka të lënduar nga ky rast. Njësitet relevante po merren me hetimet e nevojshme./Fokusi.info/