Grabitje në një lokal në Prishtinë, policia jep detaje

Një grabitje ka ndodhur pak më parë në një lokal në lagjen ‘Mati 1’ në Prishtinë.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë deklaruar se si pasojë e kësaj grabitej nuk ka persona të lënduar.

Poashtu u theksua se me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se grabitja është kryer nga disa persona të dyshimtë të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 20:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një dyqan në lagjen Mati 1. në Prishtinë.Pas marrjes së informacionit, policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para dyshohet se grabitja është kryer ngado të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes, teksa nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Gjithashtu u theksua se aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve.