Granada tronditë Barcelonën, e mposht me rikthim në Camp Nou

Barcelona ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Granadas me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 33-të në La Liga.

Pjesa e parë i takoi Barcelonës si me raste, ashtu edhe me rezultat.

Golin e vetëm në këtë pjesëlojë e ka shënoi Lionen Messi në minutën e 23-të të takimit.

https://twitter.com/Nii_Champion1/status/1387826256679419907?s=20

Argjentinasi bashkëveproi bukur me Antoine Griezmann, i cili me një pasim të bukur ia kthen topin Messin që shënoi golin e parë të ndeshjes.

Por pjesa e dytë nuk shkoi si e kishte menduar Ronald Koeman dhe lojtarët e tij.

Pas dy rasteve të humbura të Barcelonës, pasoi dënimi nga Granada.

Darwin Machis shënoi në minutën e 63-të për 1-1.

https://twitter.com/jpeseteiroDT/status/1387839412130795527?s=20

Kur pritej që Barcelona të kthehej në lojë, Adrian Marin harkon në zonë ku e gjen Jorge Molinan që shënon për 2-1.

https://twitter.com/TorcedorInform1/status/1387839529617399810?s=20

Barcelona provoi deri në fund, por nuk ia doli të marr të paktën një barazim që do ta ngjiste në vendin e tretë. /Telegrafi/