Grenell debaton për Thaçin me gazetaren e New York Times: Lexo ndonjë libër, ndaloni këto ndjekje politike ndërkombëtare

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin Hashim Thaçi, gjatë ditës së djeshme.

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi njoftoi përmes një postimi në Twitter për bisedën e tij me ish-presidentin Hashim Thaçi. Duke e quajtur mashtrim Gjykatën Speciale nga ana e Bashkimit Evropian, Grenell ka debatuar edhe me një gazetare në Twitter.

Grenell ka thënë se Thaçin e kanë hetuar 20 vjet dhe po e mbajnë në burg që dy vjet.

“Përshëndetje Valerie. Lexo ndonjë libër. Atë e kanë hetuar ata për 20 vjet. E mbajtën në burg për 2 vjet. E paditën atë sa ishte rrugës për të negociuar me Presidentin Trump më 2020. Ndaloni këto ndjekje politike ndërkombëtare. Ndalni fondet për këto Gjykata Speciale të BE-së, tani!”, ka shkruar Grenell në Twitter.