Grenell: Është keq për Albin Kurtin kur i humb përfaqësuesit gjermanë në vendin e tij

Ish-emisari amerikan për bisedimet Kosovë –Serbi, Richard Grenell, ka komentuar reagimet e zyrtarëve gjermanë rreth çështjes sa dinarit dhe operacioneve të policisë për mbylljen e zyrave të Serbisë në Kosovë. Grenell, që ka shërbyer si ambasador i ShBA-së në Berlin ka shkruar për qëndrimin e Ambasadorit Jorn Rohde duke thënë se Kurti po e humb mbështetjen e tij.

“E dini është keq për Albin Kurtin kur i humb përfaqësuesit gjermanë në vendin e tij” ka shkruar Grenell.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar sot në lidhje me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e disa komunave paralele të Serbisë në vend.

Sipas tij, veprimet e njëanshme të Kosovës “vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit”.

“Përsëri, unë e mbështes plotësisht këtë deklaratë! Masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve”, shkroi Rohde.

“Dialogu i udhëhequr nga BE midis Kosovës dhe Serbisë është i vetmi forum i përshtatshëm për t’i adresuar këto çështje”, ka shtuar ambasadori gjerman.