Grenell godet ashpër Kadri Veselin: SHBA’ja po kërkon heqjen e taksës, Albini ka të drejtë

Përfaqësuesi Special i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ambasadori Richard Grenell, ka reaguar pas qëndrimit të djeshëm të kreut të opozitës, Kadri Veseli.

Grenell i ka reaguar në Twitter Kadri Veselit, duke i thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar heqjen e taksës dhe se kryeministri Albin Kurti për këtë ka të drejtë, Kosova duhet ta heq taksën ndaj Serbisë.

“Kadri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkojnë Kosovës që ta heqin taksën 100 %. Po e dëmton Kosovën dhe po pengon bizneset të krijojnë vende të reja të punës. Albini ka të drejtë këtu”, ka shkruar Grenell.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1225781608260734976

Ky reagim i Grenellit vjen pasi Kadri Veseli në reagimin e tij të djeshëm i ka thënë Kurtit se nuk duhet të dorëzohet përpara Serbisë, duke aluduar në mos heqjen e taksës.

Grenell heqjen e taksës e ka kërkuar edhe përgjatë vizitës së tij të fundit në Prishtinë, ndërkohë kishte thënë se është i përkushtuar për një rinisje të negociatave Kosovë-Serbi.///gazetametro.net